Tjetër rekord për Ronaldon

Share Messenger

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka nisur me rekorde sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo është bërë lojtari me më së shumti penalti në histori të Champions League.

Me golin e shënuar nga penaltia ndaj Apoelit, Ronaldo tani numëron 12 gola nga pika e bardhë në Champions League, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori të kësaj gare.

Ai kaloi rivalin e tij, Lionel Messi, që ka shënuar 11 herë nga penaltia për Barcelonën.

CR7 është aktualisht golashënuesi më i mirë në histori të Champions League me 107 gola.

Share Messenger

Më të lexuarat