Tifozet seksi të Europianit, vënë në siklet edhe Ze Marian

Share Messenger

Ato morën famë botërore gjatë Euro 2016-s, teksa Irid Oksa dhe Rike Roci po ndiqnin një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë.
Por mbrëmjen e së hënës ato kanë qenë të ftuarat speciale në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel. Por gjatë emisionit, ato kanë vënë në siklet trajnerin brazilian të Tiranës, Ze Maria.

Irid Oksa pyeti Ze Marian se çfarë mendimi ka ai për vajzat shqiptare, ndërsa përgjigjja e trajnerit ishte: “Nuk di çfarë të them”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Rike Roçit që iu kthye shoqes së saj: “Çfarë mendimi të japë Ze Maria? Ai është i martuar”, ndërsa më pas iu drejtua Ze Marias: “Të vendosëm pak në siklet më duket”.

Share Messenger

Më të lexuarat