Tifozët e Perusë kanë shitur veturat, kanë lënë punët dhe kanë hyrë në kredi për të udhëtuar në Rusi

22 Shares Share Messenger

Tifozët e kombëtares së Perusë kanë bërë gjithçka vetëm që të jenë prezent në Rusi.Disa prej tyre kanë hequr dorë nga puna, kanë shitur makinat e tyre ose kanë marrë kredi nga bankat për të ndjekur ekipin e tyre në Rusi.Edgar, i cili është 80 vjeçar ka shkuar në Saransk nëpërmjet tre fluturimeve dhe një udhëtimi me tren që zgjati 10 orë vetëm për të parë ekipin nga afër.

“Ne kemi pritur kaq shumë kohë, kam pritur aq gjatë, për të kënduar këngët tona në një vend tjetër vetëm edhe një herë”, tha 80 vjeçari për BBC.Peru ka humbur ndeshjen e parë të Kupës së Botës ndaj Danimarkës me rezultatin 1-0. Aktualisht Peru po takohet me Francën dhe një humbje do t’i rikthente tifozët përsëri në vendin e tyre.

Rezultati aktual i takimit është 1-0 për Francën.

Share Messenger

Më të lexuarat