Tifozët e Liverpool thirrje për Salah: Do të bëhemi mysliman, do të rrim në xhami

Share Messenger

Super ylli i Liverpool, Mohamed Salah është kthyer në një idhull të tifozerisë së Liverpool-it, me këta të fundit që kanë shkuar deri aty sa i kanë thurur vargje sulmuesit egjiptian.

“Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë mysliman. Nëse ai është i mirë për ty, është i mirë edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë”.

25-vjeçari nuk i ka ndalur golat prej se ka ardhur në klub, ndërsa tifozët anglezë thonë se do të bëhen mysliman nëse ai vazhdon me gola.Liverpooli po thuajse është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Portos me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve.Ndryshe, të dielen (nesër) “The Reds” do të zhvillojnë një ndeshje të tejet të rëndësishme në kampionat kundër Chelsea në “Anfield” dhe në rast të fitores do të jenë shumë afër shpalljes kampion pas 30 vite pa fituar tiullin.

Share Messenger