Thyhet ‘vezja më famshme në botë’, ky është qëllimi prapa fotos që theu rekorde

Share Messenger

‘Vezja më e pëlqyer në Instagram’ paska qenë një kampanjë kundër presionit që bëjnë rrjetet sociale.
Me siguri deri tani keni dëgjuar për një vezë, fotoja e së cilës është më e pëlqyera në rrjetin social Instagram.

Por, gjatë ditëve pasi theu rekordin e Kylie Jenner, vezja ka filluar të pëlcasë.

Faqja që është hapur enkas për këtë fotografi, kanë vazhduar të postojnë foto të vezës ndërsa tani ajo është thyer, përcjell Gazeta Express.

Me anë të një videoje të postuar, world_record_egg kanë filluar edhe një kampanjë e cila ndihmon njerëzit të cilët po ndiejnë presion nga rrjetet sociale.

“Së fundi unë kam filluar të pëlcas, presioni i mediave sociale ka ndikuar tek unë”, janë fjalët e ‘vezës’ para se ato të thehej në video, duke thënë kështu se më në fund po ndjehet shumë më mirë.

Faqja madje kanë vendosur edhe një emër ët një faqeje tjetër, ‘talkingegg.info’, duke inkurajuar njerëzit t’i drejtohen për të folur njerëzit të cilën gjithashtu po e ndjejnë presionin e rrjeteve sociale.

 

 

 

Share Messenger

Më të lexuarat