Thyhet heshtja, Haradinaj e Thaçi flasin për Gjykaten Speciale

8 Shares Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për nismën e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se iniciativës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale duhet t’i jepet një epilog në Kuvend.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se kjo iniciativë është legjitime dhe se qeveria do ta respektojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi për këtë çështje.

Haradinaj ka pranuar se shfuqizimi i Ligjit për Specialen mund t’i sjellë pasoja Kosovës.

Ai ka bërë me dije se AAK-ja ka votuar kundër kur është themeluar Gjykata Speciale dhe vazhdon të jetë kundër saj edhe sot.

Kryeministri ka theksuar se janë të interesuar që selia e Speciales të jetë në Kosovë.

 

Në anën tjetër Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka konsideruar Gjykatën Speciale si një padrejtësi që po i bëhet Kosovës.

Ai ka ripotencuar se miratimi i kësaj gjykate ka qenë e detyrueshme nga ndërkombëtarët.

‘Gjykata Speciale është një padrejtësi historike që po i bëhet Kosovës. Është çështja të detyrimi i ndërkombëtarëve’, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, ai ka shtuar se qëndrimin ndaj Speciales nuk duhet lidhur me persona. Thaçi ka thënë se kjo nuk duhet të personalizohet,

Share Messenger

Më të lexuarat