Thirrjet e ndërkombëtarëve për luftim të korrupsionit, në vesh të shurdhër

Share Messenger

Njohës të çështjeve ligjore e politike në vend thonë se Kosova do të dëmtohet e do të sanksionohet nga shtetet tjera për shkak të mosluftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Sinjalet e ndërkombëtarëve për mospërkrahjen e Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.Pas Britanisë së Madhe, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit është larguar nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës e kjo për shkak se në krye të saj është zgjedhur para disa muajve Naser Shala, ish-komandant i UÇK-së, i cili është vlerësuar si i pakualifikuar për këtë pozitë.Largimi i këtyre dy ambasadave nga kjo agjenci ka shfaqur pakënaqësi edhe të ambasadat tjera në vend.

E për këto veprime njohës të çështjeve ligjore e politike në vend thonë se Kosova do të dëmtohet e do të sanksionohet nga shtetet tjera. Sipas tyre, për shkak të mosluftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit ndërkombëtarët po japin sinjale se nuk do ta përkrahin Kosovën.E këta të fundit po ashtu kanë kritikuar shumë edhe institucionet e drejtësisë në vend, të cilat sipas tyre nuk i kanë marrë seriozisht thirrjet e ndërkombëtarëve, shkruan tutje gazeta “Zëri”.Derisa ambasadat e huaja tashmë kanë filluar të marrin masa për shkak të pakënaqësive të tyre, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, është shprehur i kënaqur me punën që ka bërë kjo ministri në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit në vend.

Share Messenger

Më të lexuarat