Thellohet tragjedia: Shkon në 52 numri, vdes edhe një anëtare e familjes Lala

Share Messenger

Tërmeti shkatërrues që goditi Durrësin më 26 nëntor, shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve. Bëhet e ditur se edhe një person ka vdekur gjatë ditës së sotme, për të cilin thuhet se nuk mundi t’i përballojë dhimbjes së madhe për humbjen e familjarëve të saj.

Bëhet fjalë për Fiqrete Lala, e cila vdiq në drekën e varrimit të tetë anëtarëve të familjes së saj.

Nga kjo familje e cila banonte në zonën e ish Kënetës ka arritur të nxirrej i gjallë vetëm një djalë, 17 vjeçari Ramë Lala.
Sahajdetja, Amelia, Griselda, Dionisi, Dionisa, Emilio, Marjeta dhe Ilir Lala, ishin 8 anëtarët që mbetën viktimë e tërmetit.

Me vdekjen e Lalës shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballësh që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e së martës. Po ashtu, nga ky tërmet janë lënduar rreth 900 persona dhe janë evakuuar mijëra të tjerë nga shtëpitë e tyre.

Share Messenger

Më të lexuarat