Thaçi tregon se Trump tha fjalë të mëdha për Kosovën

Share Messenger

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për takimin me presidentin amerikan Donald Trump.

“Mund të them përsëri se Kosova, populli i Kosovës janë të bekuar që kanë partnerë dhe kanë miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe vetë Presidenti Trump na theksoi se Kosova është një vend i mrekullueshëm me një popullatë të mrekullueshme, prandaj këto vlera, këto standarde ne duhet t’i ruajmë dhe duhet t’i mishërojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi për televizionin publik.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se gjatë vizitës që i ka bërë ShBA’ve, ka zhvilluar mbi 50 takime.

“Unë së bashku me delegacionin e Kosovës kemi zhvilluar mbi 50 takime përfaqësues të shteteve të ndryshme, presidentë, kryeministra, ministra, mbretër, princër duke vazhduar me takimin me Presidentin Trump. Them se pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po konsolidohet, po forcohet dhe po respektohet prej gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtar, prandaj pjesëmarrja jonë në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ishte një mundësi jashtëzakonisht e mirë për të afirmuar shtetin e Kosovës.”

Share Messenger

Më të lexuarat