Thaçi thotë se nuk e pranoi ‘foren’ e atyre që e thirren Zaevin!

Share Messenger

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë me dije se dy mashtruesit të njohur edhe si komedianë, kanë tentuar ta telefonojnë edhe Presidencën e Kosovës por këtë e ka evituar kabineti i tij (presidentit Thaçi).

Kjo ka ndodhur para 7-8 muajsh, siç thotë Thaçi.

“Ta them të drejtën, mashtruesit që kanë rënë pre të tjerët kanë tentuar të depërtojnë edhe në zyrën time, por është fat, që prej institucioneve në Kosovë, këtu që punojnë në Presidencë, ka pasur kujdes maksimal sepse unë nuk mund të flas me dikë pa qenë paraprakisht i informuar, pa i njohur temat të cilat mund t’i flas dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet e presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë dhe ka qenë para 7-8 muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës dhe falënderoj kabinetin tim që e kanë preventu këtë mundësi të një komunikimi të drejtëpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër t ëish-presidentit Poroshenko ndërsa Poroshenkon e kam takuar live dhe kemi pasur një bashkëbisedim shumë të mirë, kështu që kemi biseduar live e jo në telefon”, ka deklaruar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat