Thaçi: S’ka ndarje, ka bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën

32 Shares Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konference për media ka treguar për takimin që ka pasur me Ekipin Negociator të Kosovës, të përfaqësuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Sipas Thaçit, ai ka ofruar informatën e nevojshme nga zyra e tij, e cila përfshinë sfondin e fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, sipas tij në këtë dokumentacion përfshihen edhe sugjerimet dhe rekomandimet e dhëna nga zyra e tij për ekipin negociator.

“Si president i Republikës së Kosovë kam ofruar informatën e nevojshëm apo informatat që vijojnë nga zyra e presidentit të Kosovës, në mënyrë që kjo të jetë një dokument informues për delegacionin e Kosovës me qëllim të njoftojë dhe ndihmojë ekipin negociator për të përmbushur detyrat që kanë marrë për përfaqësimin e dialogut në mënyrë sa më të mirë. Siç kemi biseduar edhe më herët, ky dokument informues përfshinë sfondin e fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, pastaj pozicionet e përgjithshme të palës kosovare në takimet e zhvilluar me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel të udhëhequra nga zonja Mogherini dhe ekipi i saj. Gjithashtu në këtë dokument të presidentit të Kosovës përfshihen edhe vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet që kemi dhënë nga ana jonë si zyre e presidencës dhe të cilat do të jenë të nevojshme për ekipin negociator.

Ne do të punojmë bashkarisht për realizmin e objektivat sipas kushtetues, ligjit dhe vullnetit të qytetarë. Ky dokument informues përfshinë çështjet specifike të diskutuara në kuadër të fazës përfundimtare. Si tema e personave të pagjetur, pastaj çështja e personave të zhvendosur, për të vazhduar në trashëgimin kulturore, tutje çështjen e pronave, të drejtat e minoriteve jo shumicë, kthimi i artefakteve të Kosovës, gjithashtu është kërkuar që të gjitha marrëveshje të arritur në periudhën 2011-2015 të implementohen si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Tutje bashkëpunimi ekonomik infrastrukturore dhe zbatimi i kësaj marrëveshje në tërësi.

Synimi ynë mbetet që në javët e muajt e ardhshme të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garantojnë praninë e Kosovës në OKB, njohja nga Serbia, që do të thotë se nuk do të ketë më kurrë luftë mes Kosovë dhe Serbisë, do të ketë kufi sipas standardeve evropiane, nuk do të ketë baza etnike. Unë besoj që diçka e tillë me vështirësi shumë të mëdha mund të arrihet, e di që do të ketë pengesa, ballafaqime, do të ketë kokë-dhimbje të ndryshme por besojë në mbështetjen e plotë të Amerikës dhe në udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Në marrëveshjen përfundimtare besoj fuqishëm do të kemi përfshirjen e përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën dhe garantojë edhe Gazivoda, edhe veriu i Mitrovicës dhe Trepça do të jenë pjesë e Kosovës dhe duhet të ndalen këto thashetheme”, ka thënë Thaçi.

Share Messenger

Më të lexuarat