Thaçi pas takimit me delegacionin gjermano-francez: Taksa mbetet

Share Messenger

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me delegacionin gjermano-francez ka deklaruar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sa më shpejt, mirëpo taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë duhet të mbahet dhe mos të largohet, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi sërish ka potencuar dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi ndaj Serbisë.

Ai tha se mirëpret angazhimin dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian

Po ashtu, Thaçi kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

“Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Në fund, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Share Messenger

Më të lexuarat