Thaçi parlajmëron, Kosova së shpejti me ambasadë në Moskë!

87 Shares Share Messenger

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë me gazetën e Vjenës “Kurier” ka thënë se Kosova do të bëhet me ambasadën e saj në Moskë të Rusisë.

Kjo sipas Thaçit do të jetë e realizueshme menjëherë pas arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, gjë që këtë sipas tij e ka konfirmuar edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Pas kësaj marrëveshjeje, Kosova së shpejti do të ketë një ambasadë në Moskë”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi madje ka thënë se kanë mbështetjen e plotë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusia për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Pra, sipas Thaçit tani dy vendet kanë një mbështetje globale dhe marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt pas përkrahjes dhe ndihmës së madhe që po i bënë Bashkimi Evropian (BE).

“Një marrëveshje pa njohjen e Kosovës si shtet, pa një vend në OKB, nuk do të kishte kuptim. Unë besoj dhe po punoj për të siguruar që Republika e Kosovës të ketë një ulëse në OKB dhe të njihet në nivel global. Bashkimi Evropian (BE) dhe Federica Mogherini udhëheqin këtë proces dialogu. Kemi mbështetje të madhe nga SHBA, sidomos nga Donald Trump. Gjithashtu edhe një pranim nga Rusia, nëse ne kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kjo ka munguar në të kaluarën. Është një moment i përshtatshëm në nivelin ndërkombëtar. Nëse një marrëveshje gjithëpërfshirëse është e pranuar nga BE-ja, SHBA-ja dhe e pranuar nga Rusia, kjo do të nënkuptonte mbështetje globale”, ka thënë Thaçi./

Share Messenger

Më të lexuarat