Thaçi: Nuk ka tërheqje të njohjeve

Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje të njohjeve për Republikën e Kosovës.

Në një intervistë për RTK, ai ka deklaruar se propaganda dhe veprimet destruktive të Serbisë nuk ndalen, ndërsa për deklarimet e fundit të Beogradit për tërheqje të njohjes nga Gana, Thaçi tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje, kurse nga institucionet e vendit është njoftuar se kjo është një deklaratë e pavërtetë e Beogradit.

Për takimin e zhvilluar sot në Paris me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron, tha se temë diskutimi në takim ishte interesimi i Macronit për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për një përmbyllje të njohjes reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Siç citoi Thaçi fjalët e presidentit francez “takimi ka ndodhur mes dy vendeve që kanë pasur luftë dhe qëllimi është për të mbyllur plagët e luftës”.

Në lidhje me çështjen e të pagjeturve, të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, Presidenti tha se gjithë bota e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se tema e të pa gjeturve shqiptarë dhe të tjerëve, mbetet çështje që duhet zgjidhur dhe shtruar në të gjitha takimet që do të kenë, për të zbardhur fatin e tyre.

Share Messenger

Më të lexuarat