Thaçi nga Brukseli: Mosliberalizimi i vizave, i papranueshëm dhe i pakuptimtë

18 Shares Share Messenger

Pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pas plotësimit të të gjitha kritereve, mosliberalizimi i vizave është një gjë e pakuptimtë dhe e papranueshme, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Tusk për mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit.

Ai ka theksuar se rajoni po vazhdon të jetë në një Status Quo të vështirë, e cila po ngadalëson shumë procese.

“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti ka theksuar se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, është i pakuptimtë dhe i papranueshëm.

“Pas plotësimit të të gjitha kritereve ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, presidenti Thaçi në këtë udhëtim, pritet të takohet edhe me komisionarin e BE’së, Johannes Hahn.

Share Messenger

Më të lexuarat