Thaçi: Merkel turpërohet për krimet e kaluara gjermane, ndërsa Serbia krenohet me krimet e Milosevic

Share Messenger

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, dhe aty serbë në Kosovë nga serbët, duke shtuar se Kancelarja gjermane, ndihet e turpëruar për ato krime, përderisa serbët flasin me krenari për ato që kanë bërë në Kosovë.

Thaçi ka përmendur faktin që Angela Merkel, dje vizitoi kampin e Auschwitz për herë të parë dhe me turp foli për krimet që ndodhën aty, ndërsa zyrtarët serb krenohen me gjenocidin që kanë kryer.

“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur turpi, asgjë pos turpit, shprehet kur diskutojmë për atë që la pas Millosheviqi’, ka shkruar Thaçi në Twiter.

Presidenti Aleksandar Vucic e quajti të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker, i cili i tregoi botës për krimet që ndodhën në Reçak gjatë kohës së luftës, e quajti mashtrues.

Deklarata të tilla erdhën edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviq që e tha të njëjtën derisa ishte në këtë post në qeverinë e kaluar të Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat