Thaçi i drejtohet BE’së: Liberalizoni vizat për Kosovën, ose pajisemi me pasaporta të Shqipërisë

646 Shares Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh Bashkimit Evropian (BE) se nëse procesi i liberalizimit të vizave nuk ndodhë së shpejti për Kosovën, atëherë kosovarët do të jenë të detyruar që të pajisen me pasaporta të Shqipërisë.

Thaçi ka deklaruar se nëse BE nuk e përshpejton procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, atëherë atyre nuk do të ju mbetet rrugë tjetër pos të pajisen me pasaportë të Shqipërisë.

Madje presidenti i vendit ka thënë se hapa konkret duhet të ketë edhe nga shteti i Shqipërisë, sipas tij autoritetet shqiptare do të duhet të jetë më gjeneroze lidhur me këtë aspekt.

“Për aq sa vonohet Bashkimi Evropian institucionet e Shqipërisë do të duhet të ishin shumë ma gjeneroze për të dhënë shtetësinë dhe pasaportën dhe vizat, qytetarët e Kosovës nuk kanë adresë tjetër tash. Unë mendojë që sa ma shuam që vonohet Bashkimi Evropian aq ma shuam do të duhet të ipet shtetësia dhe pasaporta për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi për Top Channel.

Thaçi po ashtu ka përshëndetur qëndrimin e Tiranës zyrtare dhe mbështetjen e përkrahjen e vazhdueshme që po i bënë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Share Messenger

Më të lexuarat