Thaçi godet ndërkombëtaret: Reçaku është krim kundër njerëzimit, jo event

Share Messenger

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë Homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.Me këtë rast, Thaçi nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat e ultë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e ka cilësuar të fabrikuar masakrën e Reçakut.Thaçi gjatë vizitës në Reçak, fajësoi edhe ndërkombëtarët për deklaratën e poshtër të Vuçiqit.

Megjithatë, presidenti kosovar një pjesë të fajit për këto deklarata ia ka drejtuar edhe ndërkombëtarëve. Ai ka thënë se masakra e Reçakut nuk është një event, por është krim kundër njerëzimit.“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet edhe madje duke etiketuar dhe fyer të vrarë në Kosovë. E ardhmja ndërtohet duke pranuar fajësinë dhe kërkuar falje lidershipi i Serbisë. Heshtja e ndërkombëtarëve ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë të mohojë këtë krim”, është shprehur ai.

Share Messenger

Më të lexuarat