Thaçi: Franca mund të luaj rol vendimtar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia

Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Franca mund të jetë vendi që do të luajë rolin vendimtar në procesin e ardhshëm sa i përket zgjidhjes përfundimtare të paqes për njohjen e dyanshme, Kosovë-Serbi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka thënë se në Samitin e Paqes do të takojë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ndër tjerash do të bisedojë për zhvillimet e fundit në rajon dhe në Evropë.

‘Unë jam në Paris për Samitin e Paqes. Do të takohem me Presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit të rajonit dhe kontinentit. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes sa i përket njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë’, ka përfunduar Thaçi në Twitter.
Kujtojmë se Thaçi ditë më parë qëndroi për një vizitë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën nuk dha ndonjë informacion.

Po ashtu ai ka refuzuar ftesën e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, samit ky që sipas tij diskriminon Kosovën si shtet.

Share Messenger

Më të lexuarat