Thaçi drejt Haradinajt: Nuk ka njeri të gjallë në Kosovë që mund të prish marrëdhëniet me SHBA’të

Share Messenger

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për shtyp duke folur për zhvillimet e fundit në vend, me arsye të veçantë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka thënë se të gjithë politkanët në Kosovë duhet të fokusohen në fuqizimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij shteti i Kosovës cenohet vetëm atëherë kur mendojmë prishje të marrëdhënieve me SHBA’të.

Ai ka thënë se nuk ka njeri të gjallë në Kosovë që mund të prish marrëdhëniet me SHBA’të, sipas tij raportet me SHBA’të janë më të rëndësishme se çdo interes momental, transmeton Gazeta Metro.

“Ne të gjithë duhet të fokusohemi mbi ndonjë veprim taktik elektoral ditor të marrin orientim dhe vendime strategjike për shtetin e Kosovës, një veprim më strategjik sesa kultivimi dhe fuqizimi i raporteve tona me SHBA në raport special nuk ka, shteti i Kosovës cenohet vetëm atëherë kur ne mendojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kushdo që të jetë ai, qoftë lider institucional, qoftë ministër apo çfarëdo personi tjetër, këtë të drejtë moralë as politike as kombëtare as kushtetuese nuk i ka njeri i gjallë në Kosovë, raportet me SHBA janë më të rëndësishme se çdo interes momental” tha Thaçi i pyetur nga gazetarët se a po dëmtohen marrëdhëniet e Kosovës me SHBA’të nga vendimet e kryeministrit Haradinaj, me çështjen e taksës.

Share Messenger

Më të lexuarat