Thaçi dhe Merkel ulën afër në ceremoninë mortore të Bushit të vjetër

35 Shares Share Messenger

Burrështetas dhe liderë të shumtë botërorë, përfshirë edhe presidentin Thaçi, po marrin pjesë në ceremoninë mortore dhe varrimin e Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H.W. Bush.

Gjatë ceremonisë zyrtare, presidenti Thaçi dhe kancelarja Merkel shihen duke komunikuar me njëri-tjetrin dhe të ulur shumë afër.

Presidenti Thaçi për vdekjen e ish-presidentit të ndjerë Bush, kishte thënë se bota do ta kujtojë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë.

“Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA”, kishte thënë Thaçi.

Share Messenger