Testi i ADN-së ia siguron 50 milionë funte shërbyesit anglez, zbulon se është djali i pronarit

Share Messenger

Një ish-shërbyes e ka trashëguar një pronë me vlerë prej 50 milionë funtesh pasi testi i ADN-së dëshmoi se ai është djali i pronarit të ndjerë të kësaj prone.

Jordan Adlard Rogers, 31 vjeç, zbuloi se babai i tij ishte aristokrati Charles Rogers pasi ai vdiq në vitin 2018. I riu tashmë është vendosur në pronën me 621 hektarë në Cornwall të Anglisë.

“Nuk do të harroj nga kam ardhur. Kam qenë në situatën kur jam brengosur për pagimin e faturave dhe kam pasur jetë të vështirë, por tash jam këtu dhe dua t’i ndihmoj njerëzit”, tha ai.

Rogers tha se planifikon ta themelojë një shoqatë bamirëse për t’iu ofruar ndihmë njerëzve që jetojnë në rrethinën e tij, në Porthleven dhe Helston.

Babai i tij ishte i varur nga droga për dyzet vjet me radhë. Ai u gjet i vdekur në veturën e tij në gusht të vitit të kaluar. Hetimet dëshmuan se milioneri kishte vdekur për shkak të mbidozës së drogës.

Që nga fillimi i punës në këtë pronë, Rogers kishte bërë përpjekje të zbulojë më shumë të dhëna për babanë e tij. “Nuk kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe nuk i di të gjitha vendet, por kam arritur t’i bëj bashkë disa pjesë të enigmës”, tha ai.

Para se ta bënte testin e ADN-së, Adlard Rogers, i cili së voni është bërë baba, ka qenë duke jetuar në hapësira komunale dhe ka punuar si ndihmës i komunitetit, shkruan “The Guardian

Share Messenger

Më të lexuarat