Tensione në stadiumin bullgar, intervenon policia

Share Messenger

Përkundër se në stadiumin në Sofje numri i tifozëve nuk është i madh, loja mes Kosovës dhe Bullgarisë nuk ka kaluar pa incidente.

Siç merr vesh Indeksonline, një zyrtar i Federatës së Futbollit të Bullgarisë ka gjuajtur me shishe, ku edhe ka lagur disa tifozë shqiptarë tek zona VIP.

E gjithë kjo ndodhi në momentin kur një lojtar humbi një rast për Bullgarinë.

Në përleshje janë përfshirë edhe shumë shqiptarë.

Madje, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndërhyrë për të
qetësuar tifozët.

Share Messenger

Më të lexuarat