Televizioni australian për Kosovën: Vendi i vogël, por i çmendur pas futbollit

Share Messenger

Sport Optus, televizioni kabllor australian, ka bërë të ditur se ka xhiruar një film dokumentar për futbollin e Kosovës.

Arritjet e përfaqësueses sonë në futboll kanë bërë jehonë të madhe edhe në shtetin australian, sa që një televizion i këtij vendi ka shprehur interesim që ato t’ia shfaq edhe publikut të vetë.

Gjatë ditës së sotme është publikuar një video e shkurtët e saj në rrjetet sociale, ku protagonist është kapiteni i “dardanëve”, Samir Ujkani.

“Kombi i vogël, i çmendur pas futbollit, që e kapi vëmendjen e të gjithëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Çfarë vjen tani, kualifikimi në #EURO2020?”, shkruan në llogarinë zyrtare në Twitter, Optus Sport.

Në video shfaqen disa prej momentet më të mira të përfaqësueses sonë, si triumfi ndaj Azerbajxhanit, e cila na siguroi një vend në “play-off” për kualifikimet në Euro 2020

Pjesë e saj janë edhe disa prej tifozëve të kaltërverdhëve, të cilët kanë shpresa të mëdha te lojtarët se do të kualifikohen në kampionatin evropian.

Ndryshe, Kosova gjatë ditës së hënë do të fillojë kampanjën për kualifikimet e evropianit kundër Bullgarisë.

Share Messenger

Më të lexuarat