Të sëmuresh nga telefoni: Ja 22 shenja që u’a tregojnë

20 Shares Share Messenger

Me siguri që telefonat e mençur janë të mrekullueshëm dhe në një mënyrë apo tjetër kjo paisje e ka bërë jetën tonë më të lehtë.

Përparësitë janë të shumta dhe ne shërbehemi nga ata çdo ditë dhe në çdo moment.

Por edhe problemet që kjo paisje është duke shkaktuar, nuk janë për t’u injoruar…

Studeime dhe hulumtime të shumta sjellin konkluzione se si kanë ndikuar këto paisje në mënyrën se si ne jetojmë, marrëdhëniet tona me njerëz etj.

E fakti që si paisje e tillë nuk n’a shërben vetëm për një funksion por për shumë të tilla, dhe lirisht mund të themi që me kalimin e kohës telefoni (i mençur) është duke marrë rolin e një “asistenti” personal.

Por le t’i shohim disa shenja që na dëshmojnë se sa e shëndetshme është marrëdhënia jonë me telefonin:

Gjatë udhëtimeve telefoni juaj është i vendosur në ‘Flight Mode’, dhe më në fund keni pak pushim, apo edhe mundësinë që të bisedoni me personin pranë jush, të lexoni ndonjë revistë, apo ndoshta edhe të flini pak.
Gjatë përvojës tuaj më frymëzuese telefoni juaj mbetet në xhep. Ju dini të shijoni një perëndim të diellit apo t’i vlerësoni veprat e artistit tuaj të preferuar në një galeri duke mos i fotografuar ato.
Telefoni juaj nuk ju shërben si alarm.
Ju nuk ndjeni presion për shkak se duhet menjëherë ti përgjigjeni mesazheve që ju vijnë në telefon.
Nuk shqetësoheni kur dikush nuk ju kthen mrapa mesazhin menjëherë.
Ditët tuaja nuk fillojnë apo përfundojnë duke e rifreskuar newsfeed-in tuaj.
Në raste të ralla ju e harroni telefonin tuaj në shtëpi. Dhe nuk përjetoni sulm paniku kur e kuptoni që nuk keni atë me vete.
Ju dhe telefoni juaj nuk ndani të njejtin shtrat, apo më mirë telefoni juaj mund të mos jetë fare në dhomën tuaj të gjumit dhe se ju jeni të bindur që distanca me telefonin, ju mundëson një gjumë më të mirë.
Telefoni juaj i mençur nuk gjendet afër jush kur ju jeni duke ngrënë.
Kohën e ushqimit e kaloni me familjen tuaj apo me ata që drekoni apo darkoni. Dhe për ju pjesa tjetër e botës mund të presë për ato 30 minuta.
Ju nuk e fotografoni ushqimin tuaj.
Ju ende e mbani mend se si të udhëzoheni në një vend të huaj nga një hartë letre.
Besoni ose jo, para “Google Map”, njerëzit janë orientuar me harta por edhe duke pyetur kalimtarët për ndihmë.
Ju i kaloni ditët e pushimit pa pajisjet tuaja kompjuterike.
Ju ushtroheni pa telefon dhe e shijoni çdo minutë të ushtrimeve.
Ju kaloni më shumë kohë duke luajtur me qenin tuaj, sesa duke edituar fotot e tij.
Nuk ju ka rënë telefoni në tualet asnjëherë, për arsyen e thjeshtë sepse nuk e merrni atë me vete.
Ju publikoni në rrjetet sociale duke mos u kthyer çdo 2-3 minuta të shihni se sa pëlqime keni mbledhur, dhe kush ju ka pëlqyer aktivitetin tuaj të fundit.
Fundjavat janë për t’i shijuar jashtë shtëpisë dhe jo të qëndroni pranë kompjuterëve që ju kanë marr gjithë atë kohë edhe gjatë javës. Ju e keni mësuar këtë fakt dhe tanimë shkëputeni gjithnjë nga pajisjet për të shijuar fundjavën.
Ju jeni në gjendje që t’a dëgjoni mikun apo miken tuaj, duke mos u shpërqëndruar nga telefoni juaj disa herë gjatë bisedës. Ju e dëgjoni mikun me vëmendje qoftë i gëzuar për një përvojë të re, apo ndoshta i mërzitur për ndonjë problem.
Ju përpiqeni që të memorizoni gjërat e rëndësishme në trurin tuaj dhe jo në telefon.
Ju nuk bëheni nervoz kur kuptoni që bateria e telefonit tuaj është harxhuar. Për zgjidhje ekzistojnë karikuesit, kurse kohën derisa telefoni të ri-mbushet ju mund të kryeni punët që kërkojnë angazhimin tuaj, transmeton Mapo.

Share Messenger

Më të lexuarat