A do të rikthehet Xhaka në Kombëtare? Përgjigjet Panucci

Share Messenger

Christian Panucci, selektori i Kombëtares, nuk e ka përjashtuar mundësin e rikthimit të Granit Xhakës dhe Ergys Kaçes në ekip

Granit Xhaka dhe Ergys Kaçe janë lënë jashtë Kombëtares shqiptar për dy ndeshje e zhvilluara ndaj Lihtenshtajnit dhe (2:0) dhe Maqedonisë (1:1).

Por, selektori i Kombëtares, Christian Panucci, nuk e ka përjashtuar mundësin e rikthimit të Xhakës dhe Kaçes në ekip, përcjell Express.

“Xhaka dhe Kaçe a do të jenë në skuadër në vazhdim?“Lojtarët e grumbulluar do të jenë 26, sepse kemi tre të pezulluar. Por, nuk mund të të jap emra. Po i marr parasysh të gjitha alternativat”, ka deklaruar italiani në një konferencë për media.

Xhaka dhe Kaçe janë lënë jashtë Kombëtares nga ish trajneri italian, Gianni De Biasi, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth aktivizimit në ekipi kuqezi.

Share Messenger

Më të lexuarat