Pamjet FishMedia: Të helmuarit nga zarfet e Serbisë shtrihen në QKUK

Share Messenger

Policia e Kosovës ka rrethuar Klinikën Infektive, ku janë shtrirë 26 zyrtarët e helmuar pasi prekën zarfet me vota të ardhura nga Serbia, ndërsa ka marrë urdhër që të dyfishohen masat e sigurisë.

Deri më tani, dihet se zyrtarët e QNR’së kanë pasur kruarje dhe alergji në duar e fytyrë, menjëherë pasi filluan verifikimin e votave të ardhura nga Serbia.

Në gjendje të keqe, ata janë dërguar na Qendrën Klinike që ndodhet tek rruga ‘Fehmi Agani’, afër objektit të Ministrisë së Infrastrukturës ku edhe po numëroheshin votat.

Prej aty ata janë referuar për në Klinikën Infektive të QKUK’së, ku edhe janë shtruar. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar gjithë zonën dhe nuk po lë askënd të afrohet.

“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Komandanti i Policisë që po qëndron në vendin e ngjarjes, ka dhënë urdhër që të dyfishohen masat e sigurisë.

Deri më tani nuk dihen detaje më të hollësishme rreth rastit, ndërsa Metro do t’iu mbajë tutje të informuar.

 

PAMJE – FISH MEDIA: Të helmuarit nga zarfet e Serbisë shtrihen në QKUK: Policia jep urdhër të dyfishohen masat e sigurisë

PAMJE – FISH MEDIA: Të helmuarit nga zarfet e Serbisë shtrihen në QKUK: Policia jep urdhër të dyfishohen masat e sigurisë

Gepostet von Fishmedia.info am Sonntag, 13. Oktober 2019

Share Messenger

Më të lexuarat