A do të agjëroi Salah ditën e finales? Ja çfarë thotë superylli

22 Shares Share Messenger

Mohamed Salah do të jetë agjërueshëm ditën e shtunë, kur do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve. Në një intervistë për televizionin shtetëror egjiptian, Salah ka thënë se me ndihmën e Allahut është në finale dhe se do të agjëroi për të edhe të shtunën.

“Arsyeja për suksesin tim është Allahu. Gjithmonë e kam agjëruar në këtë muaj dhe do ta agjëroj përherë. Nuk mjafton ta falënderoj atë ditën e natën. Ndihem i fort fizikisht e psiqikisht sa herë që agjëroi, iu premtoi tifozëve se do të jem në gjendjen më të mirë të mundshme” ka thënë Salah.

Poashtu, mësohet se nesër familja e Salah në Egjtip do të therë tre viça kurban për djalin e tyre para ndeshjes ndoshta më të rëndësishme në jetë.

Share Messenger

Më të lexuarat