Tani është radha e shefave, Kurtit e Mustafës – Kjo është marrëveshja e madhe

Share Messenger

Marreveshjet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për ndarjen e pozitave të larta presidenciale, ministrore dhe postet diplomatike nëpër ambasadat e Kosovës në botë vetëm se po i vjen fundi.

Avdullah Hoti nga LDK’ja, ka deklaruar se kanë përfunduar të gjitha takimet e grupeve punuese në mes tyre dhe Vetëvendosjes.

Ai ka deklaruar se tani është radha e shefave, dy kryetarët Albin Kurti e Isa Mustafa tani do të bien dakord për nënshkrimin e marrëveshjes finale të koalicionit qeverisës.

“Prej zhvillimit, ekonomik, arsimit shëndetësisë, kulturë, sport, politika sociale dhe për sa na përket neve kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona, ne jemi të gatshëm këtë marrëveshje në formë të shkruar do ta dorëzojmë te kryetarët e partive që do të ulën, menjëherë pas certifikimit të rezultateve për të konkretizuar dhe për formalizuar këtë marrëveshje.. Nuk kisha me thanë problem, por në disa çështje ka pas vështrime të ndryshme, i kemi lënë të hapura do të diskutohen nga liderët. Ne nuk kemi diskutuar asnjëherë për asnjë post”, tha Hoti, transmeton Gazeta Metro.

Albin Kurti do të takohet me Isa Mustafën vetëm për të zgjedhur çështjen e pozitës së Presidentit, pozitë kjo që është kusht nga LDK që të ju takon atyre.

Këtë pozitë e kanë konfirmuar se do ta zë i pari i LDK’së, Isa Mustafa, ku në vitin 2021 do të zgjidhet President i Kosovës si pasues i Hashim Thaçit.

Kjo marrëveshje parasheh që në vitin 2021, të gjithë deputetët e Vetëvendosjes ta votojnë Isa Mustafën për President, marrëveshje kjo që duhet zbatuar si pjesë e koalicionit.

Share Messenger

Më të lexuarat