Talenti 19 vjeçar braktisi Serbinë për Kosovën, serbët në ‘frikë’: A do të bëhet edhe ai i ashpër si Shaqiri?

Share Messenger

Ardhja e mbrojtësit të ri, Arton Zekaj, te Përfaqësuesja e Kosovës, nuk është pritur mirë aspak në Serbi. Ata madje kanë filluar që ta krahasojnë mënjëherë me Xherdan Shaqirin.

Menaxhi i Përfaqësueses së Kosovës për grup moshat U21, Zgjim Sojeva, ditë më parë e konfirmoi se ata kanë bërë kërkesë që ta marrin Zekajn në skuadër.

“FIFA i ka këruar Serbisë t’i jap leje Zekajt që të luaj për Kosovën. Nëse deri në fund të javës nuk kthejnë përgjigje, Zekaj automatikisht fiton të drejtën që të luaj për Kosovën” – kishte thënë Sojeva.

Arton Zekaj ka lindur në Suboticë të Serbisë para 19 viteve, teksa është paraqitur edhe për të rinjtë e Serbisë, madje për grupmoshat U17 ai ishte edhe kapiten i skuadrës. 19 vjeçari është paraqitur për klubin Partizan dhe është huazuar në disa klube më të vogla serbedhe vitin e kaluar është transferuar në Lille dhe ka luajtur për ekipin e rezervave shumicën e kohës duke arritur të paraqitet vetëm një herë për ekipin e parë.

Sot, e përditshmja serbe ‘’telegraf.rs’’ ka pyetur: A do të bëhet edhe Zekaj i ashpër si Shaqiri?

Kjo dëshmon edhe njëherë se serbët ende nuk e kanë harruar humbjen nga Zvicra, të cilët u mposhtën me golat nga futbollistët shqiptar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

Share Messenger

Më të lexuarat