“Ta ndihmojmë Mbappen ta zë Messin? Katër gola janë shumë, do të mendoj”

Share Messenger

Tuchel mendon se është pothuajse e pamundur që Mbappe ta zë Messin, por do të mendojë nëse e gjithë ekipi do të luajë për 20-vjeçarin të premten kundër Reims.

Kylian Mbappe synon ta bëjë ëndrrën realitet – ta fitojë “Këpucën e Artë”.

Por, kjo gjë duket e paarritshme për francezin, të paktën për këtë edicion.

Ai deri më tani ka shënuar 32 gola, katër më pak se Lionel Messi, që me Barcelonën e mbylli sezonin me 36 finalizime.

Megjtihatë, Mbappe është optimist që mund të bëjë mrekullinë në ndeshjen e fundit kundër Reims dhe të shënojë katër gola, për të ndarë “Këpucën e Artë” me 10-shin e Barcelonës.

Në konferencë për media, para ndeshjes së fundit në Ligue 1, Thomas Tuchel u pyet nëse do ta ndihmojnë 20-vjeçarin.

“Duhet të mendoj. Katër gola, është shumë e vështirë. Nëse themi se do të tentojmë të shënojmë katër gola me Mbappen, është mungesë respekti për rivalin tonë. E kuptojmë se Mbappe e do, por katër gola janë shumë. Një apo dy mundemi… do të mendoj…”, deklaroi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat