Sylejman Selimi drejt punës së re në Qeverinë Haradinaj

461 Shares Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka ofruar postin e këshilltarit gjeneralit, Sylejman Selimit. Ai do të fillojë punën si këshilltar në Qeveri nga java e ardhshme.

Pikërisht gjatë ditës së sotme, Haradinaj e ka pritur në zyren e tij gjeneralin, në të cilin takim mbase i është propozuar kjo detyrë.

Sot është bërë pikërisht një javë që nga lirimi i Selimit nga burgu i Dubravës, lirim i cili është përshëndetur nga të gjitha partitë e liderët politikë në vend.

Ndërsa sot shefi i stafit të kryeministrit të Haradinajt, Avni Arifi e ka konfirmuar se Selimi do të bëhet pjesë e qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Selimi sot ka pasur takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Sylejman Selimi do të bëhet këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj. Ata dy edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur një takim”, ka thënë Arifi.

Share Messenger

Më të lexuarat