Surroi kërkon të çlirohet Kosova sërish ose të ikim nga vendi

221 Shares Share Messenger

Publicisti dhe shkrimtari politik Veton Surroi ka bërë një intervistë me gazetën e tij “Koha Ditore” lidhur me zhvillimet e fundit politike e shoqërore në vend.

Nuk ka ndonjë gjë për t’u veçuar në ato që thotë Surroi, duke qenë se Periskopi ka përcjellur shkrimet e tij të përjavshme dhe i ka përcjellur te lexuesit tanë. Ai vazhdon ta shohë Hashim Thaçin si problemin më madhor të vendit, me anë të të cilit identifikon një grup të dhunshëm njerëzish që sipas tij e kanë kapur shtetin.

Ndër tjerash, Surroi thotë që “kurrë nuk është vonë me e lanë duhanin dhe Kosovën” për të shprehur kësisoj paperspektivën e vendit.

Por në fund, ai bën thirrje që të dalim në rrugë dhe ta çlirojmë sërish vendin.

“KD: Matjet e pulsit publik kanë treguar në vazhdimësi për rënien e besimit në politikë, liderë dhe institucione? Nëse vazhdon ky trend i rënies së besimit, cilat do të jenë pasojat në vitet e ardhshme?

Surroi: Janë tri rrugë të mundshme. Një, shkërmoqja e mëtejme e shtetit dhe shoqërisë, me një model tashmë të verifikuar, të jetës prej mjeteve të diasporës. Dy, e në rrjedhë me rrugën e parë, rritja e numrit të të larguarve nga ky vend, në mënyrë që të financohet vazhdimësia e shkërmoqjes. Dhe tre, ngritja në këmbë e të zhgënjyerve, e atyre që u bie ta çlirojnë sërish vendin.”

Share Messenger

Më të lexuarat