Supermodelja përjetoi tmerrin në burgjet e Egjiptit – (Foto)

Share Messenger

Manekinia e famshme Marisa Papen, e pëlqen që të pozojë tërësisht e zhveshur nëpër vende të ndryshme të botës, por kjo për pak sa nuk i kushtoj me kokë.

Kjo bukuroshe kryesisht ka kaluar pa probleme me zhveshjen e saj, por në Egjipt është arrestuar pasi pa lejen e autoriteteve të këtij vendi, ka pozuar tërësisht e zhveshur pranë piramidave, transmeton Zeri.info.

“Jemi munduar t’ua sqarojmë se po krijojmë vepër artistike me respekt të madh ndaj kulturës egjiptase, por ata nuk kanë mundur ta kuptojnë lidhjen me zhveshjes dhe artit. Ata e kanë parë këtë si pornografi apo diçka të ngjashme”, ka rrëfyer ajo.

“E kam ditur se burgjet në Egjipt duken më ndryshe se sa në Belgjikë, por as që kam mundur ta parafytyroj se çfarë më priste. Në qelinë e parë ishin 20 meshkuj. Disa qëndronin të shtrirë, disa të mbështetur për grila, e disa bërtisnin. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Fotografi më thoshte ‘mos shiko’, por nuk mund të rrija pa shikuar”, ka shtuar ajo. Pas disa orëve në burg, ata janë nxjerrë para gjykatës.

“Shtireshim se jemi turistë budallenj. Është dashur të riformulojmë pak rrëfimin, sepse përndryshe nuk do të dilnim nga atje. Gjykatësi më pas na ka tërhequr vëmendjen që mos ta bëjmë më kurrë këtë”, ka përfunduar bukuroshja.

Share Messenger

Më të lexuarat