Super XHERDAN SHAQIRI bombardon me dy gola Manchester United

247 Shares Share Messenger

Liverpooli e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 3-1 në derbin më të zjarrtë në Ishull

Xherdan Shaqiri ka qenë vendimtar për Liverpoolin në fitoren ndaj Manchester Unitedit pasi hyri në lojë si zëvendësues dhe shënoi dy gola, shkruan GazetaMetro.
Liverpooli fitoi me rezultat 3-1 ndaj rivalit të përbetuar në Anfield dhe u rikthye në krye të tabelës në Premier Ligë.

Sadio Mane shënoi në minutën e 24′, ndërsa Lingard barazoi shpejt rezultatin pasi shfrytëzoi gabimin e Alisson Becker në minutën e 33-të.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi Liverpoolit dhe njeriu kryesor i skuadrës së Kloppit ishte Xherdan Shaqiri.

Shaqa u inkuadrua në fushë në minutën e 70-të dhe realizoi dy gola të shpejtë në minutat 73′ dhe 80′.

Liverpooli me këtë fitore tani gjendet në vendin e parë me 45 pikë, ndërsa Manchester Unitedin është në pozitën e gjashtë me 26 pikë.

Share Messenger

Më të lexuarat