Super-lajm për Kosovën, ‘bomberi’ që po shkëlqen në Zvicër merr nënshtetësi kosovare

Share Messenger

Sulmuesi kosovar Kemal Ademi po kalon formë jetike me skuadrën e Baselit në Zvicër.

Sivjet ai ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje në garat zvicerane të futbollit, ndërsa është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat.
Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë tentuar disa herë që ta bindin atë për të përfaqësuar Kosovën, por deri tani nuk kanë marrë pajtimin e 23 vjeçarit.

Megjithatë, Ademi ka dhënë sinjal pozitiv duke marrë pasaportën kosovare.

Faqja më e njohur për informacionet dhe transferimin e futbollistëve në botë “Transfermarkt” shkruan se Ademi ka marrë nënshtetësinë e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat