The Sun për Dua Lipën: Jetonte në një banesë me qira, sot e ka botën në dorë

Share Messenger

Vetëm një vit më parë jetonte në një banesë modeste me qira, ndërsa sot ylli I pop muzikës e ka botën në dorë. Kështu e ka nisur artikullin “The Sun” kushtuar këngëtares shqiptare nga Prishtina, Dua Lipa.

“The Sun on Sunday” ka kontaktuar me miqtë e këngëtares dhe ish-fqinjët e saj për të biseduar lidhur me rrugëtimin e jashtëzakonshëm të vajzës së refugjatëve nga Kosova drejt famës.

Një mikeshë e saj, Zana Veseli, të cilën Dua e njeh që fëmijë, ka pohuar per gazetën e njohur britanike se fama nuk e ka ndryshuar këngëtaren e bukur.

“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”, citohet të ketë thënë ajo.

Më tej, “The Sun” tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, dhe rikthimin ne atdhe kur kengetarja ishte 11 vjec. Kater vjet me vone megjithatë ajo do te zhvendosej serish në Londër e në 2012-tën, do t’i bashkoheshin dhe të afërmit me të cilët jeton sot në një shtëpi luksoze në Kilburn të Londrës Veriore.

“Ylli i muzikës pop e ka botën në dorë pasi është bërë artistja më e nominuar në Brit Aëards për të dytin vit radhazi”, shkruan ndër tjerash ‘The Sun”

Ajo, po ashtu, i fitoi dy çmime Grammy të dielën e kaluar, është shpallur artistja më e dëgjuar e vitit 2018, ndërsa të premten u bë me figurë dylli në Madame Tussauds të Londrës.

Share Messenger

Më të lexuarat