Sulmuesi i Shqipërisë e fajëson edhe erën pas humbjes me Islandën

Share Messenger

Shqipëria u mposht 1:0 në udhëtim te Islanda në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Shqipërisë, ka shpjeguar arsyet e humbjes së pësuar kundër Islandës në një deklaratë të bërë për RTSH-në në përfundim të ndeshjes.

Ai e fajësoi edhe erën.

“Rikthimi te kombëtarja? Na ka mërzitur rezultati, sepse mund të kishim marrë një rezultat më të mirë me lojën që bëmë. Për mua është një nder të jap kontributin për kombëtaren. Me skemën e re mund ta ndihmojmë ekipin më mirë, por më vjen keq që nuk shënuam, sepse luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë sulmuesi.

“Harxhova energji në mbrojtje? E kisha për detyrë, sepse kundërshtari është i rrezikshëm në rivëniet anësore. Në pjesën e parë harxhuam shumë energji dhe kërkuam me ngulm të shënonim. Në pjesën e dytë nuk e gjetëm forcën për të dalë në sulm, edhe pse na pengoi era. Edhe goli që pësuam na demoralizoi. Gjithsesi, nuk dorëzohemi. Me trajnerin e ri dhe skemën e re treguam se mund të luajmë shumë mirë”, shtoi ai.

“Moldavia? Besoj se do të jetë një ndeshje ndryshe, sepse Islanda është më e fortë fizikisht. Mendoj se i bëmë ballë shumë mirë islandezëve dhe nuk pësuam gol nga goditjet standarde. Me Moldavinë duhet të arrijmë një fitore, por nuk duhet të flasim këtu, duhet ta tregojmë në fushë. Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, u shpreh Cikalleshi.

Share Messenger

Më të lexuarat