Sulmuesi bullgar: S’e njoh skuadrën e Kosovës, nuk i kam parë kurrë!

166 Shares Share Messenger

Todor Nedelev ka thënë se asnjëherë herë më parë nuk e ka shikuar një ndeshje të Kosovës, kundërshtarë me të cilin Bullugaria do të përballet të hënën në Fadil Vokrri

Bullgaria barazoi 1-1 me Malin e Zi në takimin e zhvilluar në Sofje që ishte i vlefshëm për kualifikueset e EURO 2020, shkruan Periskopi.

Todor Nedelev shënoi golin e barazimit për bullgarët, derisa pas ndeshjes kur gazetarët e pyetën atë për Kosovën ai u tha se nuk ka njohuri për lojën dhe për skuadrën e Dardanëve.

“Nuk di asgjë për Kosovën. Nuk i njoh si ekip dhe nuk i kam parë kurrë duke luajtur”, ka deklaruar Nedelev për mediat bullgare.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë-Bullgari do të zhvillohet të hënë me fillim nga ora 20:45.

Share Messenger

Më të lexuarat