Sulmohet baza e ushtrisë në Amerikë, tre persona të vdekur

Share Messenger

Një ngjarje e rëndë tronditi Amerikën pasditen e sotme. Mediat amerikane raportojnë se një person i armatosur hyri në një bazë të ushtrisë amerikane në Pensakola të Floridas, ku prej aty vrau së paku tre persona dhe plagosi shtatë të tjerë. Autori i ngjarjes është qëlluar për vdekje nga autoritetet. Emrat e viktimave ende nuk janë identifikuar.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar mbi ngjarjen dhe po monitoron situatën. Baza ushtarake në Pensakola, ka në përbërje të saj më shumë se 16.000 ushtarë dhe 7.000 pjesëtarë të stafit civil.

Amerika regjistron një bilanc negativ për sulmet në bazat ushtarake, kujtojmë që këtë javë ky është rasti i dytë i një sulmi të tillë, shkruan tch. Të mërkurën që lamë pas, një ushtar vrau dy punonjës në Pearal Harbor të Havajtit.

Share Messenger

Më të lexuarat