Sulmi ndaj Lladrovcit, Naim Bazaj në polici

Share Messenger

Naim Bazaj, kryetari i kuvendit komunal të Drenasit, momentalisht është duke u marrë në pyetje nga policia në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda lidhur me akuzat e Ramiz Lladrovcit, se Bazaj ka gisht në sulmin ndaj tij.

Bazaj është thirrur dje më ftesë urgjente të policisë për rast kanosje, shkruan Insajderi.

Avokati i Bazajt, Nazim Mehmeti tha për Insajderin se klientit të tij po i behët presion për shkak të paralajmërimeve të tij.

“Kjo është presion i policisë dhe prokurorisë që po i bëhet Naim Bazajt për shkak të paralajmërimit të tij se ka fakte të shantazhit që Lladrovci ka bërë ndaj presidentit Hashim Thaçi”, tha Mehmeti.

Share Messenger

Më të lexuarat