Sterling portierit të Kosovës: Krenar me ty, po bën gjëra të mëdha

Share Messenger

Super ylli anglez, Raheem Sterling ka shoqëri të mirë me portierin e Kosovës, Arijanet Muriq.

Raheem Sterling dhe Arijanet Muriq zhvilluan duel interesant në ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës në eliminatoret e Euro 2020.

Sterling realizoi një gol në fitoren e Anglisë me rezultat 5:3. Por, Muriq e ndali në disa raste tjera duke ia mohuar një tjetër gol.

Ata ndajnë shoqëri të mirë nga koha e kaluar së bashku te skuadra e Manchester Cityt.

Në fotografinë e publikuar nga Muriq pas ndeshjes gjatë një dueli me Sterling, ylli anglez i shkroi: “Krenar me ty, po bën gjëra të mëdha”.

Nuk vonoi as përgjigja e Muriq.

Share Messenger

Më të lexuarat