Stavileci-Ahmetit: Prishtina ka nevojë për punë, e jo për ‘kukuvajka’ të Facebook-ut

Share Messenger

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, është shprehur i bindur se PDK’ja do t’i rikthejë komunat e mëdha në zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se për ta bërë këtë synim realitet më 22 tetor, kjo parti është mobilizuar si asnjëherë më parë.

Stavileci ka treguar se kandidatët nga PDK’ja, të cilët do të bëhen publikë brenda dy ditësh, do të jenë rikonfirmime të fuqishme, promovime figurash të dëshmuara, përfshirje personalitetesh të njohura, si dhe inkuadrime profilesh nga shoqëria civile.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se kandidati i PDK’së për Prishtinë është duke u pritur me kërshëri të madhe, por ka theksuar se për këtë parti i rëndësishëm është ekipi fitues.

“Prishtina ka nevojë për punë, e jo për ‘kukuvajka’ të Facebook’ut”, është shprehur Stavileci, duke thumbuar kryetarin aktual, Shpend Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Share Messenger

Më të lexuarat