Statistikat, në Kosovë ende ka nëna që lindin nga 9 fëmijë

10 Shares Share Messenger

Disa nëna patën fatin të sjellin në jetë edhe fëmijën e tyre të nëntë, e të tjera nuk arritën t’ia dëgjonin të qarat as fëmijës së parë.
Prej më shumë se 23 mijë nënave sa kanë kryer lindjet gjatë vitit të kaluar, 15 prej tyre kanë sjellë në jetë fëmijën e nëntë. Madje ka të tilla që kanë lindur edhe më shumë se nëntë fëmijë ndonëse numri i saktë i tyre nuk dihet.

Por, derisa shumë gra u bënë nëna për të nëntën herë, 161 të tjerave u vdiqën fëmijët ende pa lindur, shkruan Gazeta Express.

E gjithë kjo sipas “Vjetarit Statistikor të Republikës së Kosovës, 2018”, që ka publikuar ditë më parë Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në bazë të këtij vjetari, brenda vendit kanë ndodhur gjithsej 23 mijë e 406 lindje të gjalla, shumica prej tyre janë kryer në institucione shëndetësore, e vetëm 50 prej tyre në vende të tjera.

Por, nuk është i vogël as numri i nënave që lindën më shumë se katër fëmijë, ndonëse krahasuar me vitet e kaluara ky trend po shkon duke u ulur.

Derisa në vitin 1987, fëmijën e nëntë e kishin lindur 1 mijë e 309 nëna, në dekadën e fundit ky numër nuk shkon as në 50-të.

Në bazë të këtyre statistikave edhe numri i fëmijëve jashtëmartesor po del të jetë kogja i madh. Vetëm në vitin 2017, në vend kanë lindur 9 mijë e 800 fëmijë jashtëmartesor. Gjersa, edhe trendi i lindjes së fëmijëve jashtë martese me kalimin e viteve vetëm sapo shkon duke u ulur.

Share Messenger

Më të lexuarat