Kim Kardashian sërish beqare

Share Messenger

Kim Kardashian dhe i dashuri i përfolur Odell Beckham Jr po përballen me disa thashetheme të reja në lidhje me romancën e tyre, për të cilën disa raporte pretendojnë se tani ka përfunduar.

Ylli 43-vjeçar i The Kardashians dhe lojtari 31-vjeçar i NFL dyshohet se janë në lidhje për rreth gjashtë muaj, por sipas raportimeve të reja, rrugët e tyre janë ndarë.

Raporti mbetet i pakonfirmuar, megjithëse të dy nuk janë parë së bashku që prej 10 marsit.

Nëse nuk e dinit, Kim dhe Odell fillimisht ndezën thashethemet për lidhje vitin e kaluar kur ajo mori pjesë në festën e ditëlindjes së tij të 31-të.

Më pas, në shkurt, të dy u fotografuan së bashku për herë të parë ndërsa ishin në Las Vegas për Super Bowl.

Share Messenger

Më të lexuarat