Spanjolli që po zëvendëson Mogherinin, flet për kosovarët

Share Messenger

Josep Borrell ka marrë pozitën e Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, duke zëvendësuar Mogherinin ka thënë që njerëzit mund të vijnë në përfundimin se nëse Spanja nuk e njeh Kosovën, kosovarët nuk do ta duan, po kjo sipas tij nuk qëndron.

Josep Borrell ka marrë pozitën e Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian duke e zëvendësuar zonjën Federika Mogerini

Ai ka deklaruar së fundi se nuk përbën problem fakti që Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës në pozitën e ndërmjetësit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për një gazetë kroate të quajtur “Vecernji List”, z.Borrell tha edhe se gjithmonë do të ketë njerëz të pakënaqur në këtë proces – “nëse e njoh Kosovën, dikush është i pakënaqur – nëse s’e njoh Kosovën, sërish dikush është i pakënaqur”.

“Gjëja e parë që do ta bëj, pasi Kosova të formojë qeverinë, është vizita në Kosovë, ku nuk kam qenë kurrë. Do të vizitoj edhe Serbinë, ku kam qenë disa herë, në mënyrë që të flas me të dyja palët për qasjen e re të zgjidhjes së problemeve në Ballkan, që për ne është një nga prioritetet”, ka thënë Borrelli në këtë intervistë, siç transmeton në shqip gazeta Koha.net.

Kur u pyet nëse ishte problem që ai do të merrej me bisedimet Kosovë-Serbi duke qenë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Borrelli kundërpyeti: “Jo, përse do të ishte problem?”.

“Unë nuk veproj tani si ministër i jashtëm i Spanjës, sepse kam detyra të reja. E kuptoj që njerëzit mund të vijnë në përfundimin se nëse vendi im nuk e njeh Kosovën, kosovarët nuk do t’më duan. Imagjinoni, në anën tjetër, të vijë nga një vend që e njeh Kosovën. Në atë rast do të mendonin se serbët nuk do të jenë të kënaqur me mua. Ka disa asimetri. E njoh Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nuk e njoh Kosovën, dikush tjetër është i pakënaqur”, potencoi Shefi i Politikës së Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell./

Share Messenger

Më të lexuarat