‘Sozia’ e Cristiano Ronaldos – iraniani që ëndërron përballjen me idolin e tij në Botërorin e vitit 2022

13 Shares Share Messenger

Ai është njeriu që është akuzuar se ka shpenzuar shuma të majme në operacione plastike për t’u dukur si Cristiano Ronaldo.

Shanta Rasoulinia Kordbatchje, i njohur si ‘Shanta Ronaldo’ në rrjetet sociale, është një sulmues danezo-iranian, ka qenë në prova te klubi spanjoll, AD Union Adarve.

20-vjeçari u bë i famshëm pas fotove të postuara nga takimi i parë me Cristianon.

Por, Shanta, i cili ka 14 mijë ndjekës në Instagram, i ka mohuar zërat se ka shpenzuar në operacione plastike.

”Kam tentuar ta kontaktoj djaloshin që e shkroi storien, por ata s’u përgjigjën në thirrjet e mia”, tha Shanta.

I lindur në Odense nga prindërit iranian, Shanta gjithnjë ka shprehur interesim për futbollin, teksa ai mëson edhe shumë gjuhë.

Image
Por, ambicia më e madhe e Shantas është të luajë në nivel internacional, jo për vendin e tij të lindjes, por për Iranin.

Shansi i tij është në Botërorin e vitit 2022 në Katar, një kompeticion ku Shanta shpreson të jetë kundërshtar i Ronaldos, ani pse ky i fundit atëherë do të jetë 37-vjeçar.

”Ju kurrë nuk e dini se çfarë ndodhë pas katër vitesh, por nëse do të luaja ndaj tij, do të ishte diçka unike”, shtoi ai.

Image
Takimi i parë mes Shantas dhe Cristianos ndodhi në stërvitjen e Real Madridit në Valdebebas – ku ai shfrytëzoi rastin ta bënte edhe një foto me portugezin.

Share Messenger

Më të lexuarat