Sot ishte i vetmuar te varri i Rugoves, por Sejdiu nuk dorëzohet synon kreun e LDK-së

284 Shares Share Messenger

Dikur e kishite timonin e LDK-së, sot i vetmuar ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ish-kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu,transnmeton FishMedia.info. Ish presidenti i vendit, njëherësh edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, mund të rikthehet në krye të kësaj partie.

Sejdiu në një interviste në Zona B të Klan Kosovës, nuk e mohoi mundësinë e kandidimit të tij për këtë post.

“LDK-ja ka nevojë që të ketë një njeri që kthehet fuqishëm ne tavanin e zhvillimit historik të saj, por që ka edhe pragmatizmin politik”.

“Kam bërë ofertën time edhe në faza të mëhershme. Jam një njeri që mund të bëj punë të mirë për LDK-në, me gjithë energjinë që kam dhe konceptin politik që kam. Të shohim a është kështu apo jo !?”.

Ish presidenti foli edhe për ideologjinë dhe frymën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në veçanti për promovimin e miqësisë ndërkombëtare nga lideri historik i kësaj partie, Ibrahim Rugova.

“Mendoj se Kosova dhe shqiptarët e Kosovës do t’i kenë aleat të përhershëm ShBA-të dhe vendet e rëndësishme të BE-së dhe anëtare të NATO-s. Duhet të shikohet në mënyrë më të sinqertë çështja e bashkëpunimit me ta. Ajo miqësi nënkupton një politikë në kontinuitet që me efektet e saj duhet të sjellë pasoja të mira dhe të vazhdueshme për ne dhe paqen në rajon. Është me rëndësi që edhe LDK-ja ta ketë parasysh këtë strategji, këtë qasje dhe miqësi historike që kemi me ShBA-të”.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Sejdiu tha se LDK-ja nuk duhet të ngelet jashtë këtij procesi.

“LDK-ja ka nevojë që të ketë rol parësorë për shkak të fuqisë që ka, në proceset e rëndësishme për vendin”.

Share Messenger

Më të lexuarat