Sonte kemi superndeshje në Ligën e Kampionëve

Share Messenger

Liverpooli e mirëpret sonte Bayern Munichun në kuadër të ndeshjes së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve në stadiumin “Anfield”, duke filluar nga ora 21:00.

Është kjo një ndeshje ndërmjet dy prej skuadrave më të suksesshme në historinë e kësaj gare, ku Liverpooli synon ta përsërisë suksesin e kaluar, derisa Bayerni kërkon titullin e parë evropian që prej vitit 2013.

Liverpooli hyn në këtë ndeshje me formë të lartë pas fitores, 3:0 ndaj Bournemouth, ndërsa “Bavarezët” pas fitores 3:2 ndaj Augsburg të premten. Skuadra e Liverpoolit, e cila humbi në finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, e përfundoi fazën e grupeve në vendin e dytë, derisa Bayerni në vendin e parë kurse kjo ndeshje konsiderohet si prej më “të nxehtave” në fazën e 1/16-s.

Liverpoolit do t’i mungojë Virgil van Dijk shkaku i kartonëve, ndërsa Joe Gomez është në fazën e rikuperimit nga lëndimi. Në dyshim është edhe Dejan Lovren, kurse Alex Oxlade-Chamberlain ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Nga ana tjetër te gjermanët do të mungojnë Corentin Tolisso, Arijen Robben, Frank Bibery dhe Jerome Boateng.

Liverpooli dhe Bayern Munich janë përballur shtatë here mes vete, derisa përballja e tyre e fundit ndodhi në Superkupën Evropiane, ku “Të Kuqtë” fituan me rezultat, 3:2. Ndërkaq fitorja e fundit e “Bavarezëve” ndaj Liverpoolit ishte në Kupën Evropiane të UEFA-s në vitin 1971. Në përgjithësi Liverpooli i ka fituar dy ndeshje ndaj Bayernit, ka humbur një herë dhe katër ndeshje kanë mbaruar baras. Sipas “90min”, sonte Xherdan Shaqiri pritet ta nisë ndeshjen nga banka e rezervistëve.

Barcelona, mysafir i Lyonit

Barcelona do të udhëtojë në “Groupma Stadium” për t’u përballur sonte me Olimpique Lyonin në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Barcelona është ende e pamposhtur në këtë garë këtë sezon, teksa grupin përkatës e mbaroi në vendin e parë pas fitoreve ndaj Tottenhamit, Interit dhe PSV-së. Sonte katalonjasit sfidohen nga Lyoni që në fazën e grupeve, ka nxjerrë katër pikë nga Manchester City. Te Lyoni, Amine Gouiri dhe Jeremy Morel mbeten jashtë, ashtu si edhe Rafael da Silva.

Ndryshe te Barcelona është ftuar Samuel Umtiti, i cili ka munguar që disa muaj shkaku i lëndimit sikurse Rafinha, Jasper Cillessen dhe Arthur, gjithashtu të lënduar.

Liga e Kampionëve

21:00 Liverpool – Bayern Munich

21:00 Olimpique Lyon – Barcelona.

Share Messenger

Më të lexuarat