Smajl Latifi jep lajmin e mirë për vresharët e Rahovecit!

Share Messenger

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi ka bërë me dije se nga ora 8:00 e mëngjesit të sotëm dyert e bodrumit “Stone Castle” janë hapur për prodhuesit e rrushit.

Duke e vlerësuar si lajm të gëzushëm për banorët e kësaj komune dhe për vetë atë, Latifi thotë se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, është ai që ka gjetur zgjidhje për këtë çështje bashkë më pronarin e kompanisë “Stone Castle” Rrustem Gecaj.

“Besojmë se vetëm me këso qasje dhe me përkushtime serioze, për vreshtarët, verëtarët dhe të gjithë farmerët, në të ardhmen do të kemi lajme dhe ditë të mira për bujqësinë te ne dhe për të gjithë qytetarët e Rahovecit e të tërë Kosovës”, ka shkruar Latifi në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Njoftimi i tij i plotë:

 

Share Messenger

Më të lexuarat